Futboll Kategoria Superiore Sport

“ÇMENDET” KUKËSI NË MERKATO/ Presidenti Gjici tenton të “rrëmbejë” mbrojtësin e Kombëtares shqiptare…

Kukësi nuk arriti dot te titulli këtë sezon, edhe pse investoi ndjeshëm në merkato. Në verë mori emra si Arturo Rexhinaldo, ndërsa në janar Valdet Ramën, Vasil Shkurtajn e Eduard Rrocën.

E megjithatë, kur dihet që janë në lojë për të marrë trofeun e dytë më të rëndësishëm në Shqipëri dhe me vendin e dytë do të luajnë në Kupat e Europës, në klub nuk po “qajnë” më dështimet.

Mësohet se drejtuesit e Kukësit kanë tentuar një futbollist të njohur e mjaft cilësor. Bëhet fjalë për lojtarin e thirrur nga Kombëtarja shqiptare, Bujar Likën. Drejtori Nderim Nexhipi, i deleguar nga presidenti dhe me OK-in e trajnerit, ka tentuar të bindë 26-vjeçarin kosovar, i cili luan në radhët e ekipit të Grasshopers në Superligën e Zvicrës.

Ai është mbrojtës i djathtë, por fare mirë mund të luajë edhe si mesfushor i djathtë. Por, duket se dëshira e Kukësit nuk do të plotësohet, të paktën deri më tani. Lojtari nuk dëshiron të luajë në kampionatin shqiptar. Gjithsesi, mbetet për t’u parë më vonë sesi palët do operojnë, pasi duke qenë se Kukësi luan në Kupat e Europës, mund ta nxisë për t’u afruar.

Pagesa e lartë e lojtarit, por dhe dëshira e tij për të qëndruar në një ligë të fortë europianë bëjnë që mos të pranohet oferta e verilindorëve.

Related posts

SHAKIRA DHE PIQUE DREJT NDARJES? Gazetari spanjoll rrëfen detajet që ndezën dyshimet

F.autor

SUPER SFIDA PARTIZANI-SKËNDERBEU/ Mbyllet në “paqe” pjesa e parë

Sadik.Autor

PARTIZANI GODET NË MERKATO/ Rrëmben talentin që spikati tek Erzeni

F.autor

Leave a Comment