Futboll Seria A Sport

“QËNDROJ TEK JUVENTUSI”/ Matuidi flet për trajnerin e klubit: Ai ka treguar cilësi të shkëlqyeshme, shpresoj…

Blaise Matuidi shpreson që Allegri të mbetet trajner i Juventusit, pasi ia vetë do të qëndrojë 100 për qind me klubin bardhezi.

E ardhmja e Allegrit pritet të vendoset në një takim me presidentin e Juventusit Andrea Agnelli të mërkurën.

“Allegri ka bërë një punë të shkëlqyer këtu dhe shpresoj që ai të qëndrojë. Ai ka treguar cilësi të shkëlqyeshme dhe është një trajner i shkëlqyeshëm”.

“Ne duhet të mendojmë për të luajtur dhe për të patur një ndeshje të mirë të dielën në stadium kundër Atalantas për të festuar Scudetton”.

“Jam i lumtur në Torino, nuk kam probleme. Unë jam mirë dhe do të qëndroj me 100 për qind dhe Raiola do të kujdeset për rinovimin tim. Ai më njeh më shumë se kushdo”.

32-vjeçari u pyet për një kthim të mundshëm për mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.

“Të gjithë lojtarët e mirë janë të mirëpritur këtu. I uroj atij më të mirën dhe shpresoj që ai të marrë vendimin e duhur”, përfundoi francezi.

Related posts

“KAM PASUR 10 DITË KOHË PËR TË PUNUAR ME EIKIPIN”/ Flet Pioli pas disfatës me Romën: Mendoj se dëshira nuk na ka munguar…

Delo.autor

VDEKJA e Davide ASTORIT/ Bashkëshortja PËRLOT ITALINË me rrëfimin e DHIMBSHËM

Isa.Autor

JO VETËM ZHIRU/ Milani mendon shkëmbimin e bujshëm. Ofron Kastijehon për yllin e Sevijas

Delo.autor

Leave a Comment