Futboll Kategoria Superiore Sport

JAVA 33 NË SUPERIORE/ Ja formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët (FOTO)

Kategoria Superiore luajti fundjavën që lamë pas ndeshjet e javës së 33. Gazeta “Panorama Sport” ju sjell vlerësimet për këtë javë, me formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët.

FORMACIONI MË I MIRË

Capture

TRAJNERI MË I MIRË – SKËNDER GEGA

Nuk ka dyshime, Skënder Gega është trajneri i javës së 33-të dhe i të gjithë kampionatit, pasi ia doli të udhëheqë “demat” drejt titullit të 16-të, që erdhi pas 26 vitesh vuajtje. Edhe pse pa Telushin, Asanin, Mensah dhe Hebajn, që mungonin për shkak kartonësh dhe dëmtimesh, Partizani i Gegës ia doli të fitojë në derbi, duke vazhduar rekordin kundër Tiranës, pasi ishte ndeshja e 17-të radhazi që nuk njeh humbje.

skender gega

FORMACIONI MË I DOBËT

Capture1

TRAJNERI MË I DOBËT – ERNEST GJOKA

Kukësi shënoi dy gola në Gjirokastër, duke përmbysur shifrat nga 1-0 në 1-2, por në mënyrë të pashpjegueshme u shpërfytyrua pas minutës së 70-të. Kësisoj, në fund humbi 3-2 dhe trajneri Ernest Gjoka përfundon te më të dobëtit e javës. Edhe pse vendi i dytë mund të duket në “kasafortë”, sërish për një ekip si Kukësi është e pafalshme që pas avantazhit 1-2 të përmbyset në pak minuta nga Luftëtari.

Related posts

“UNË ËNDËRROJ TË GJEJ DIKË ME PERSONALITETIN E TIJ”/ Agjenti Raiola: Ajo ka qenë fitorja më e madhe e Maradona-s

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES ELIMINATORE ME MOLDAVINË/ Edy Reja: Kemi probleme me sulmin, do të ketë…

Delo.autor

PAS POLEMIKAVE ME KESSIE/ Milani blindon liderët, rinovimet kushtojnë 80 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment