Futboll Premier League Sport

“ÇMENDET GJIGANTI EUROPIAN/ Gati të bëj De Gea-n më të paguarin klubi…

Dëshira për të pushtuar botën mund ta shtyjë skuadrën e Paris Saint Germain drejt çmendurive.

Një gjë e tillë konfirmohet nga mediat britanike, “Daily Star”, që zbulon se kampionët francez kanë vënë në shënjestër yllin e Manchester United, David de Gea. Kontrata në skadencë e portierit spanjoll e shtynë PSG-në të besoj te firma me të, që do të minimizonte së tepërmi minutat e legjendës së Juventusit, Gianluigi Buffon.

Në favor të PSG-së është kontrata e De Gea që skadon në vitin 2020 dhe për këtë fakt ka nisur të josh edhe gardianin 28 vjeçar. Duke iu referuar burimeve nga Anglia, PSG është gati të ofrojë plot 24 milionë euro në sezon për spanjollin. Shifër e konsiderueshme kjo për De Gea, që do e ngjiste në krye të portierëve më të paguar në historinë e futbollit.

Mos-kualifikimi i Manchester Uniter në Champions League do e detyronte De Gean që të bashkohej me një skuadër të re që këtë verë, ide e leverdisshme edhe për “Djajtë” që mund ta humbasin futbollistin me parametra zero në fundin e sezonit të ardhshëm.

Related posts

SARRI DREJT STOLIT TË ROMËS/ Një tjetër futbollist i Kombëtares pritet t’i bashkohet skuadrës kryeqytetase…

Delo.autor

GOLAT MË TË BUKUR TË “2018”/ Njihuni me SPEKTAKOLARËT. Nga roveshata e “çmendur” tek… (VIDEO)

Delo.autor

CRISTIANO RONALDO HYN NË HISTORI/ Futbollisti i parë miliarder, ja sa është pasuria e tij neto

F.autor

Leave a Comment