Futboll Sport

VËLLAI I DUBALA “TRAZON UJËRAT” TE JUVENTUSI/ Paolo nuk mund të luajë dot me Ronaldon

Tek Atletico e Madridit, me largimin e Antoine Griezmann, është liruar një vend në fazën sulmuese, që mund të jetë ideal për Paulo Dybala.

Sulmuesi argjentinas është në qendër të thashethemeve në klubin bardhezi, sidomos në debatin mes trajnerit Allegri dhe presidentit Agnelli.

Që kur në mbërriti Ronaldo, numri 10 i Juventusit është lënë në hije, aq sa zgjidhja më e mirë shihet te shitja e tij.

Është kërkesë e trajnerit, që nuk ka parë rritje në lojën e tij, ndaj dhe do të studiohen ofertat për të.

Aktualiteti spanjoll, në këtë rast, u vjen në ndihmë të gjitha palëve.

Atletico, që drejtohet nga Simeone, kërkon njeriun e duhur për të mbushur boshllëkun që krijon largimi i Antoine Griezmann.

Dybala, për momentin, po shijon disa ditë pushim në Sevilla bashkë me të dashurën e tij.

Ndërsa nga Argjentina, vëllai i tij, Gustavo, ka befasuar me deklaratën e tij në një emision televiziv.

“Ka shumë mundësi që Paulo të largohet. Ka nevojë të ndryshojë ambient. Ndihej shumë mirë në Itali, por tani jo më, si shumë futbollistë të tjerë të Juventusit. Nuk është i vetmi që do të largohet”, theksoi ai.

Motivi i këtij hapi të madh pas është i njohur dhe Gustavo Dybala flet edhe për këtë.

“Jashtë fushës nuk ka asnjë problem me Cristiano Ronaldon. Problemet janë në fushë. Nuk mund të bëjë asgjë me të dhe Paulo është i i ri”, deklaroi vëllai i Paolo Dybala.

E atëherë, largimi tek Atletico duket zgjidhja më e mirë e mundshme.

Related posts

NUK BËN PJESË NË PLANET E LAMPARD/ “Blutë e Londrës” gati për ta shitur tek Juventus mbrojtësin…

Delo.autor

Marçelo Lipi kujton vitin 2006: Më kërcënoi të më vriste në Kupën e Botës nëse…

Isa.Autor

NGA PIQUE TEK SERGIO BUSQUETS/ Ja lojtarët që dikur ishin të paprekshëm dhe tani shpërfillen nga Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment