Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Coppa Italia: Mbyllet ndeshja Inter-Roma. Rezultati. 2-0

Interi do të presë sot në mbrëmje Romën në çerek finalen e Kupës së Italisë, në një ndeshje që vjen fill pas humbjes në derbi. Katër muajt e fundit të zikaltërve kanë qenë fantastikë, pasi jo vetëm rikuperuan shumë pikë dhe morën kreun e klasifikimit të kampionatit, por arritën të fitojnë edhe Superkupën e Italisë.

Por, ecurisë pozitive të Interit i erdhi fundi me humbjen në derbi, në një ndeshje të çuar dëm, ku dorëzuan një fitore që deri në minutën e 75-të ishte e tyre. Ndërkohë në krahun tjetër, Zhoze Murinjo rikthehet për herë të parë në “San Siro”-n zikaltër si kundërshtar. Hera e parë e portugezit me Romën e tij përballë Interit në Milano vjen për ndeshjen e Kupës së Italisë.

Interi dhe Roma janë ndeshur 21 herë në Kupën e Italisë. Shtatë fitore verdhekuq, 2 barazime dhe 12 fitore të Interit.  Bilanci në ndeshjet e luajtura në Milanos është vetëm 2 fitore për Romën (një në gjysmëfinalen e viteve 1936-1937, e dyta në atë të 2012-2013-ës, që është edhe precedenti i fundit). Në ndeshjet e tjera janë regjistruar një barazim dhe 8 fitore për Interin.

 

LIVE/ Inter – Roma  2-0

2′ Xheko, 68′ Sançez

68’ Sançez sheh hapësirë para tij dhe gjuan në portë, duke dërguar topin në trekëndësh, 2-0.

63’ Barela provon me një gjuajtje nga distanca, Rui Patricio i mohon golin.

61’ Oliveira gjuan nga distanca, sfera devijohet dhe shkon drejt portës, Handanoviç bën mrekullinë dhe devijon topin mbi traversë.

46’ Marash Kumbulla hyn në fushën e lojës në vend të Ibanez.

44′ Bastoni del i dëmtuar nga fusha.

18’ Handanoviç bën mrekullinë, devijon me këmbë gjuajtjen e Zaniolos.

16’ D’ Ambrosio rrezikon autogolin

5′ Barela gjuan nga distanca por topi ndalet nga traversa.

2′ Xheko nuk vonon të shënojë golin e avantazhit.

1′ Tifozët e Interit i rezervuan një pritje të ngrohtë Zhoze Murinjos, duke shpalosur një baner kur shkruhej: “Mirë se u riktheve në shtëpi Zhoze Murinjo”.

Related posts

KUPA E BOTËS/ Islanda barazon shifrat ndaj Kroacisë

Sadik.Autor

TRONDITET FUTBOLLI ITALIAN/ Rezultoi me DOPING, 1 vit pezullim për sulmuesin “axurr” (FOTO)

Isa.Autor

Dhuna në Ballsh, Arbri: U sulmua kameramani, mbrojtësin Paja e bënë për spital, ishte pritje skandaloze

Sadik.Autor

Leave a Comment