Futboll Kategoria Superiore Sport

FITOI TITULLIN KAMPION TË SHQIPËRISË/ Partizani përgatitet për Champions, piketohen goditjet e mëdha

Partizani fitoi titullin kampion të Shqipërisë në një derbi kundër Tiranës, praktikisht ëndërr, pa harruar faktin se luajnë në stadiumin e rivalëve “Selman Stërmasi”. Klubi i kuq mendon tani vetëm për merkaton e verës dhe pjesëmarrjen në Champions League.

Dy sezonet e fundit, Europa League është sakrifikuar ndaj Mariborit dhe Botev Plovdivit, ndërsa këtë vit gjërat do të jenë ndryshe, pasi kryeqytetasit duan të shkojnë larg. Drejtuesit e klubit kanë nisur punën, ndërsa kanë premtuar dhe afrime “big”. Presidenti Gaz Demi nuk do të kursehet për të përforcuar ekipin, ndërsa janë evidentuar dhe rolet që do do të ketë afrime.

Telesport mëson se drejtuesit po shohin për dy sulmues të mirë dhe një numër 10. Një mesfushor tipik që arrin të nxjerrë ekipin përpara dhe të krijojë aksione të rrezikshme dhe të japë asiste. Të kuqtë po punojnë me kujdes që të afrojnë emrat e duhur.

Related posts

NGA EGBO TEK SKËNDER GEGA/ Trajnerët që u larguan nga klubet e Superiores gjatë 2020

Delo.autor

GOL NDAJ FENERBAHÇES/ Eduart Rroca shkund rrjetën e skuadrës së madhe turke (VIDEO)

Delo.autor

GJESTI UNIK/ Klubi elitar shkrin titullin kampion dhe ua jep tifozëve

Delo.autor

Leave a Comment