Futboll Seria A

Milan, Gattuso përdor Perisic për të dalë nga kriza

Milan vazhdon të jetë i grumbulluar në prag të ndeshjes së të shtunës që do të luajë kundër Atalanta-s. Vetëm fitorja ose një paraqitje e mirë do të bindë Gattuso-n dhe drejtuesit që t’i lënë lojtarët të lirë për ta kaluar Krishtlindjen me familjet e tyre para fillimit të përgatitjeve për ndeshjen e 27 dhjetorit që do të luajnë kundër Inter në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Sipas “Tuttosport”, trajneri kuqezi po kërkon të largojë tensionin e krijuar nga zgjedhja e tij për të mbajtur lojtarët të grumbulluar pas humbjes turpëruese të pësuar në kampionat kundër Verona-s.

Përveç punës atletike dhe taktike, Gattuso po kërkon të bashkojë një grup që deri në këtë pikë të sezonin ka dhënë përshtypjen se nuk ka gjetur akoma një identitet dhe po i mëshon krenarisë dhe dëshirës për revansh të atyre lojtarëve që kanë dhënë më pak nga sa mendohej. Për të provuar të ndezë një shkëndijë brenda grupit, ai ka përdorur edhe imazhin e intersitit Perisic, i cili është tallur me barazimin 2-2 të marrë nga Milan në fushën e Benevento-s, me kroatin që është fotografuar duke qeshur në momentin që i tregonte shokëve të tij të skuadrës rezultatin e ndeshjes së kuqezinjve. Djersë, bashkim dhe krenari, këto janë tre urdhrat e Gattuso-s për të rimëkëmbur “Djallin”.

Related posts

EKSOD TEK MILANI/ Agjenti i Susos takohet me klubin e madh anglez

Isa.Autor

AJAX-JUVENTUS/ Frikë në Holandë, gjendet granatë shpërthyese në…

Delo.autor

Skadojnë kontratat, Flamurtari me 4 lojtarë. Vlonjatët “peshkojnë” në Kosovë

Sadik.Autor

Leave a Comment