Futboll Premier League Sport

HUMBJA POSHTËRUESE NDAJ CARDIFFIT/ Solskjaer “kërcënon” ekipin: Do shes gjysmën e lojtarëve…

Ole Gunnar Solskjaer e ka pritur me shumë zemërim humbjen e Manchester United në ndeshjen e fundit të kampionatit në “Old Trafford”, përpara Cardifit të rrëzuar nga Premierliga.

“The Sun” zbulon se në dhomën e zhveshjes, trajneri norvegjez ka qenë aq i tërbuar me yjet e tij, aq sa i ka kërcënuar ata se do të largojë gjysmën e ekipit në verë.

Pas humbjes poshtëruese 2-0 ndaj uellsianëve, Solskjaer iu është drejtuar atyre me fjalë shumë të rënda dhe u tha se e kanë turpëruar atë, klubin tifozët dhe veten e tyre.

United humbi garën për t’u renditur mes 4 vendeve të para dhe nëse Watfordi do të fitojë finalen e Kupës FA, atëherë “djajtë” do ta nisin Ligën e Europës nga turi i dytë kualifikues.

Related posts

SKANDALI NË KROACI/ Futbollisti i kërkon gjyqtares marrëdhënie seksuale

F.autor

ARRIHET ME SUKSES SHKËMBIMI/ Rrahmanit i përcaktohen dhe vizitat mjekësore tek klubi i ri

Delo.autor

E PABESUESHME ÇFARË I BËN KUNDËRSHTARIT/ Mbappe po çmend botën me shpejtësi marramendëse

F.autor

Leave a Comment