Futboll Seria A Sport

NJË NDËR LOJTARËT E SAKRIFIKUAR NË VERË/ Mandzukic nuk i duhet më Juventusit, merr oferta nga…

Mario Mandzukic nuk është më një lojtari i paprekshëm për Juventusin.

Kroati mund të jetë një ndër lojtarët e sakrifikuar gjatë merkatos së verës.

“Tuttosport” raporton se klubi bardhezi do të kërkojë të bëjë një rinovim të skuadrës me emra të rinj dhe moshë relativisht më të vogël.

Nuk është më mister se për kroatin ka oferta të majme nga Kina. Lojtari do të fitonte jo pak në një moshë që shumë lojtarë vështirësohen të lidhin një kontratë të mirë.

Edhe nëse në Torino do të qëndrojë Allegri, Mandzukic do të largohet, pasi tekniku italian nuk beson se kroati mund të ketë një sezon të suksesshëm në majën e sulmit.

Related posts

I MJAFTOJNË 2 MINUTA LOJË/ Mesfushori Lazovic turpëron Skriniar dhe ndëshkon “Zikaltërit” (VIDEO)

Delo.autor

“SHUPLAKA” E SASSUOLOS/ Milani merr vendimin për Piolin, edhe Leao bëhet çështje

F.autor

LOJTARI BIND BAYERN-IN/ Gati kontrata e re deri në vitin 2025

F.autor

Leave a Comment