Futboll Seria A Sport

Marcello Lippi e thotë HAPUR: Tripleta nuk ka qenë kurrë kaq afër për Juventusin

Marcello Lippi mbetet një dashamirës i madh i Juventusit, skuadër të cilën e ka drejtuar si trajner. Ai parashikon sukses të bardhezinjve edhe në Europë. “Tashmë, ekziston ndjenja se është sezoni i duhur për Juventusin. Personalisht, lidhur me këtë temë, më duhet të përsëris atë që mendoj për vite: Juventusi, dy herë finalist i Champions-it në kohët e fundit, tani është pranë “trios” së klubeve më të forta: Real Madrid, Barça dhe Bayern Munich. Epo, tani është koha për të thënë se Juventusi kryeson grupin e favoritëve”.

Për momentin nuk duken shkëlqyeshëm disa nga klubet më të mira…
Meritat janë të gjitha të Juventusit, por në Champions duhet të kini kujdes, që të mos nënvlerësoni kundërshtarë të caktuar. Në këtë kompeticion ka ekipe për t’u mundur, gjithmonë! Eshtë gabim për të folur vetëm për një favorit, por…

Por?
Autoriteti dhe vetëvlerësimi i arritur nga bardhezinjtë janë motori, që drejton një grup lojtarësh të nivelit më të lartë. Për të cilin, Cristiano Ronaldo është një vlerë e madhe e shtuar.

A mundet që ta llogarisim përnjëherë peshën e CR7 te Juventusi?
Eshtë e thjeshtë: Juve ka marrë lojtarin që ka fituar 5 “Topa të Artë”, 5 Champions, plus 50 gola (mesatarisht) për sezon dhe 159 gola në Champions. Përveç Messit, nuk ka asnjë futbollist tjetër, që mund ta rrisë performancën e një ekipi si Cristiano, më i miri i botës.

As Zidane i kohës së tij?
Zidane, një njeri dhe lojtar i mrekullueshëm, u rrit me Juventusin. CR7 është një vlerë fenomenale e shtuar. Ai shton potencialin e një grupi me yje të tillë gjithnjë e më të plotë, si Dybala dhe Bernardeschi. Pa numëruar mbrojtës si Bonucci dhe Cancelo.

Dhe produkti është super Juventusi që pamë në “Old Trafford”…
Spektakolar! Më pëlqeu. Unë u befasova se si bardhezinjtë dominuan në një nga stadiumet më të vështira dhe më të lavdishëm në botë. Në ndeshjen më të komplikuar, Juventusi tregoi një personalitet, që konfirmon rritjen e tij totale. Nga ana tjetër, loja e Manchester United më ka befasuar negativisht, sepse nuk mund të qëndrojë duke parë se çfarë bën kundërshtari për një orë, edhe nëse kishte përballë një super Juventus.

A duket Manchester United një skuadër e burgosur nga Mourinho dhe nga karakteri i tij?
Nuk më intereson kjo, as gjeste të caktuara. Unë ndaj komplimentin e tij prestigjioz për Bonucci-Chiellini, si profesorë të mbrojtjes në… Harvard. 

Prijës është Allegri, gjithnjë e më shumë “Speciale Max”…
E vërtetë, ai po tregon pjekuri. Allegri është një nga trajnerët më të rëndësishëm në botë, që udhëheq një nga ekipet më të forta në botë.

Me pak fjalë, një Juventus për “tripletë”…
Juve gjithmonë e ka filluar çdo sezon duke u përpjekur të fitojë gjithçka, madje edhe në të kaluarën, madje edhe me mua. Një karakteristikë psikologjike, që nuk ishte një shenjë prezumimi, por e ndërgjegjësimit të forcës së vet. Dhe pastaj, përvoja e mëson atë. Nëse doni të fitoni diçka, duhet të përpiqeni të fitoni gjithçka.

Ok, por ndjenja e përgjithshme, madje edhe për maturinë dhe forcën e arritur nga disa lojtarë kryesorë, si CR7 dhe Chiellini, është që, nëse Juventusi nuk fiton gjithçka gjatë këtij sezoni, nuk do të fitojë më…
Gabim! Ta them në këtë mënyrë, është e gabuar, edhe nëse e kuptoj paradoksin. Le të themi vetëm se këtë herë, ndjenja është se Juventusi mund të fitojë gjithçka.

Në Itali, kush mund të përpiqet ta ndalë atë?
Krahasuar me fillimin e kampionatit, do të thosha se duhet të nënvizojmë një rritje të fortë të Interit, gjithashtu në nivel europian. Dhe pastaj Napoli mbetet aty, i udhëhequr nga mjeshtri Carlo Ancelotti. Mendoj se kampionati i Juventusit mund të rrezikohet vetëm nga ata.

Duke folur për Interin, a do të ishit të habitur me ardhjen e Marottës?
Jo, ne flasim për një profesionist të nivelit më të lartë, i cili ka përfunduar marrëdhëniet me Juventusin, prandaj…

Ndërkohë, Gravina u zgjodh si president i FIGC…
E takova atë në kohën e drejtimit të ekipit kombëtar: një person serioz, me synime shumë të mira.

Related posts

ZYRTARE/ Erald Çinari i jep lamtumirën Vllaznisë, drejt Spanjës nëpërmjet Kroacisë sezonin e ardhshëm

Isa.Autor

“DJAJTË E KUQ” I SJELLIN VETËM DHIMBJE GIAMPAOLOS/ Ja momenti kur Nemanja Matic i goditi bashkëshorten (FOTO)

Delo.autor

Titulli i 13-të i Champions League, mijëra tifozë “Galaktik” pushtojnë Madridin (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment