Futboll Seria A Sport

JUVENTUS LARGON “XHOLIN” E EKIPIT/ Interi gati t’i “rrëmbejë” lojtarin e “Zonjës së Vjetër”…

Me Allegrin ose pa të në stol, Juventusi gjatë verës do t’i nënshtrohet disa ndryshimeve, përsa i përket organikës dhe lojtarëve.

Sipas asaj që raporton “Il Corriere Torino”, një ndër të larguarit do të jetë Huan Guilerme Kuadrado. Kolumbianit i skadon kontrata në vitin 2020 dhe Juventusi nuk do të rrezikojë duke i ikur lojtari me parametra zero.

Uest Ham, Sevija, Valencia, Uatford dhe së fundmi Inter kanë shfaqur interes për “xholin” e Juventusit.

Interi, madje ka nisur një sondazh për kolumbianin, i cili e njeh shumë mirë futbollin italian dhe luan në disa pozicione të fushës.

Related posts

LUAJTI NDESHJEN E 100-TË NDAJ ZENIT NË CHAMPIONS/ Bonucci: Po luajmë si skuadër, tani t’i karikojmë bateritë për…

Delo.autor

FUTBOLLISTI I PSG-SË BRAKTIS TË DASHURËN/ Përfundon në krahët e balerinës franceze (FOTO)

Delo.autor

U TURPËRUAM ME SKOCINË/ Ja pse PANUCCI jep “shpresë” për kuqezinjtë

Isa.Autor

Leave a Comment