Futboll Premier League Sport

I JASHTËZAKONSHËM NË KATAR/ Shikoni dopietën e Xavi-t në Champions League aziatike (VIDEO)

Xavi Hernandez po kalon një pranverë të dytë në katar me skuadrën e Al-Sadd. Gjatë ndeshjes me Pakhtakor-in e Uzbekistanit, në raundin e tretë të Champions League aziatike ai ka shënuar një dopietë të mrekullueshme.

Dy golat e tij kanë ardhur brenda 10 minutave, në minutën e 6’ dhe të 16’ të takimit.

Fatkeqësisht, golat e legjendës së Barcelona-s nuk i kanë dhënë fitoren skuadrës së tij jashtë fushe, teksa rezultati final ka qenë 2-2.

Gjithsesi, ia vlen të shohësh dygolëshin spektakolar të mesfushorit 39-vjeçar. Goli i parë ka ardhur pas një godite me të parën në hyrje të zonës, ndërsa i dyti nga një goditje dënimi rreth 25 metra larg portës.

Related posts

Me pikët e humbura ndaj Lushnjës, Teuta mund të “luftonte” për Europën

Sadik.Autor

HABIT Scholes: Ndeshja ndaj tij më bindi të dal në pension

Isa.Autor

BEFASI NË ZVICËR/ Young Boys në epërsi, shënon gol Guillaume Hoarau me një… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment