Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Allegri largohet nga posti i trajnerit të Juventus

Pas takimit me presidentin Agnelli, është marrë vendimi për Masimilliano Allegrin.

Tekniku livornez në fund të sezonit do të largohet nga Juventusi.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi juventin, ku shkruan: Masimilliano Allegri nuk do të jetë në krye të bankinës në sezonin 2019-2020”.

Ndërkaq, nesër në orën 14:00, tekniku që për pesë sezone fitoi 5 kampionate me “Zonjën e Vjetër” dhe dy herë doli në finalen e Championsit, do të dalë në një konferencë për shtyp.

Në daljen përpara medieve, Allegri pritet të sqarojë arsyet e largimit nga Juventusi.

“Trajneri dhe presidenti i klubit, Andrea Agnelli do të takohen nesër me mediat për një konferencë për shtyp, në orën 14:00 në stadiumin Allianz”, ishte njoftimi tjetër i klubit kampion të Italisë.

Related posts

“NUK NA JANË BLLOKUAR KËMBËT”/ Muller e merr me ironi: Kush e di sa kundërshtarë do të kemi nervozuar…

Delo.autor

GREZDA NUK GJEN QETËSI/ Sulmuesi i Kombëtares zgjedh skuadrën e re. Ja ku do të vazhdojë karrierën…

Delo.autor

MERKATOJA E “ZJARRTË” E VERËS/ “Zonja e Vjetër” futet në garë me Napolin për yllin…

Delo.autor

Leave a Comment