Kategoria Superiore Shqipëri

Kupa/ Tirana pret Kukësin, klubi bardheblu publikon çmimet e biletave

Tirana do të presë Kukësin të mërkurën në orën 17:00, për të luajtur ndeshjen e Kupës së Shqipërisë. Klubi bardheblu ka publikuar çmimet e biletave për sfidën që do të zhvillohet në “Selman Stërmasi”.

Hyrja do të jetë falas për tifozet femra, pensionistët dhe fëmijët nën 14 vjeç të shoqëruar nga prindërit. Përjashtim bën vetëm tribuna A dhe B.

Tirana iu ka bërë thirrje tifozëve të mos mungojnë në këtë takim të rëndësishëm.

Ndërkohë që bardheblutë kanë zhvilluar sot, seancën stërvitore në prag të përballjes kundër Kukësit.

Me skuadrën në stërvitje janë bashkuar sot Yunus Sentamu, Tony Maveje, Mohammed Musa, Keneth Muguna dhe Samsun Iliasu. Futbollistët afrikanë janë pajisur me vizë shqiptare dhe jane ribashkuar me grupin.

Çmimet e biletave:

Tribuna A/B – 600 lekë (të reja).

Tribuna C/D/E/F/G – 300 lekë (të reja).

Sektori mik

Tribuna H – 300 lekë (të reja).

Related posts

“LEGJEONARËT”/ Goli i Cikalleshit nuk mjafton, Koniaspori mposhtet me përmbysje (VIDEO)

Delo.autor

MAKTHI MERR FUND/ FSHF merr vendimin për hedhjen e shortit të Superiores

Delo.autor

“LEGJEONARËT”/ Problemet në stomak, Armando Sadiku humb ndeshjen e ëndrrave

Delo.autor

Leave a Comment