Futboll Ndeshjet Live Shqipëri

LIVE/ Partizani-Luftëtari, Vendoset baraspesha. Fili ndëshkon skuadrën e Gegës

Poluhet në “Elbasan Arena” sfida e parë çerekfinale e Kupës së Shqipërisë mes Partizanit dhe Luftëtarit. Për shkak të dënimit të dhënë nga Disiplina, pas ndeshjes me Flamurtarin, të kuqtë janë të detyruar që ta zhvillojnë këtë takim pa praninë e tifozëve.

Duke qenë se luhet pa tifozë, si dhe në kryeqytet edhe Tirana pret Laçin për Kupë, Partizani e ka zhvendosur në “Elbasan Arena” takimin me gjirokastritët në një orar ku kursehet edhe energjia elektrike.

Partizani vjen në përballjen e sotme pas barazimit në kampionat ndaj Tiranës në derbin. Ndërkohë që Luftëtari u mposht nga Kukësi me rezultatin 3-0, në sfidën e zhvilluar në 2 mars në “Elbasan Arena”.

Kujtojmë që për të kaluar në çerekfinalen e Kupës, skuadra e Gegës eliminoi Kastriotin, ndërsa Luftëtari Egnatian e Rrogozhinës.

LIVE| PARTIZANI-LUFTËTARI 1-1

Telushi 42′  / Fili 54′ 

KOMENTI LIVE:

57′ Pranë golit Partizani. Asani futet bukur në vijë fundore dhe jep një top të bukur brenda zonës. E pafalshme çfarë humbet Hebaj, me portën e boshatisur.

54′ GOOOOL LUFTËTARI 1-1/ Vendoset baraspesha në “Elbasan Arena”. Realdo Fili ndëshkon skuadrën e Partizanit. Pas një skeme nga goditja e dënimit, Rustem Hoxha ka pasur me kokë për Filin, i cili nuk ka falur shumë pranë vijë fatale. 

47′ Pranë golit të dytë Partizani me Malën, gjuajtja e futbollistit të kuq është devijuar në momentin e fundit nga fytyra e Rustem Hoxhës.

46′ Starton pjesa e dytë, Gega kryen zëvendësimin e parë, largohet Rexhepi, vendin e tij e zë Dilaver Duka.

 

Related posts

“KAM QENË FUTBOLLIST I MIRË QË I VOGËL”/ Sylvinho të rinjve: Besoni te vetja juaj, përgatituni pa u ankuar kurrë

F.autor

PREMIER LEAGUE/ Vila spanjolle dhe qeli burgu, ja si Sam Allerdyce ka fituar 15 milionë € nga shkarkimet

Sadik.Autor

Milan nuk humb kohë, duhet përforcuar me çdo kusht sulmi! Ja objektivat

Sadik.Autor

Leave a Comment