Futboll Kategoria Superiore Sport

“FINALE” MBIJETESE PA GOLA/ “Bardheblutë” ngecin mes dëshpërimit me Kastriotin, frika vazhdon

Tirana dhe Kastrioti e mbyllën pa gola, sfidën “finale” për mbijetesën, e vlefshme për javën e 34-t të Kategorisë Superiore.

Në një “Selman Stërmasi” pa tifozë, të dyja skuadrat patën rastet e veta për të shënuar, por nuk i shfrytëzuan. Në pjesën e parë, Imami pati një traversë që e ndali nga goli, ndërkohë që rrezikshëm u shfaq edhe Kastrioti disa herë, tek porta e Likës.

Në të dytën, Hasani pati një rast të artë në minutën e 53-të, vetëm pak metra larg portës, por Husein e ndali topin. Nga ana tjetër, ishte Ymeraj që u përgjigj me një goditje mbi Likën, por Kërcciku këtë radhë shpëtoi portën e bardhebluve. Nga pati dy raste të mira brenda një minute, por në të dyja goditjet e anglezit me kokë, nuk arriti të tundë rrjetën.

Krutanët gjetën golin në minutën e 76-të nga një goditje dënimi që u hodh bukur në zonë, por gjyqtarët maqedonas anuluan gjithçka për pozicion jashtë loje. Në fund, ndeshja u mbyll në barazim, dhe tani Tirana gjendet në vendin e tetë me 41 pikë, ndërsa vetëm 2 më pak numëron Kastrioti në vendin e nëntë.

Related posts

“MEZI PRES DITËN QË DO TË VDESËSH”/ Futbollisti i Kombëtares shqiptare merr mesazhin e tmerrshëm në rrjetet sociale

Delo.autor

SUPRIZA NGA KLUBI I LACIO-s/ Gëzuar ditëlindjen Thomas (FOTO)

Q.Autor

Joachim Low: Një humbje nuk mjafton për të hedhur poshtë kampionët e Botës!

Sadik.Autor

Leave a Comment