Futboll Premier League Sport

Trajneri Unai Emery kërkon ribashkimin me ish-lojtarin e tij tek Arsenal

Ever Baenga, një ish-nxënësi i trajnerit të ri të Arsenal Unai Emery, mesa duket mund të transferohet në Premier League pasi ka vetëm një vit që është rikthyer te Sevilla.

Argjentinasi 29-vjeçar bëri 40 paraqitje sezonin e kaluar, duke shënuar 4 gola dhe duke asistuar 5 të tjerë në të gjithë kompeticionet. Dhe mesa duket ai pritet të largohet përsëri nga spanjollët.

Trajneri i ri i Arsenal do të kishte shumë dëshirë të ribashkohej me ish-lojtarin e tij për t’i dhënë çelësat e një mesfushe që shpeshherë është dukur sikur nuk i përket askujt.

Edhe argjentinasi do të ishte i kënaqur të luante në një kampionat si ai anglez, dhe do ta mirëpriste me shumë dëshirë këtë mundësi.

Aktualisht ai është i grumbulluar tek Argjentina dhe pritet t’i kushtojë Arsenal-it rreth 12 milionë euro.

Related posts

ZYRTARE/ Nuk ishte kurrë në planet e trajnerit Tuchel, PSG i thotë lamumirë dështimit Jese Rodriguez

Delo.autor

LIVË/ Maltë-Kosovë: Perlë e Rashicës, Kosova “manita” ndaj Maltës (VIDEO)

Isa.Autor

“E ADHUROJ KYLIAN, POR…”/ Ja si Mbappe tallet me portierin e Metz që “shpërthen” duke e ndjekur (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment