Futboll Premier League Sport

ËSJTË ZYRTARE/ Pasi fitoi tripletën angleze, Kompany largohet nga Manchester City

Kapiteni Vincent Kompany ka njoftuar se do të largohet nga Manchester City pas plot 11 vjetëve.

Qendërmbrojtësi belg i ka fituar katër tituj në Premierligë, dy trofe në FA Cup dhe katër në Kupën e Ligës gjatë qëndrimit të tij 11-vjeçar në Etihad.

Ai i ka bërë 360 paraqitje për City duke i shënuar 20 gola.

Duke e mposhtur 6:0 Watfordin në Wembley të shtunën, City u bë ekipi i parë që e fiton tripletën vendore në Angli.

Në një letër të hapur në Facebook, 33-vjeçari shkroi se po largohet nga klubi që i ka dhënë atij gjithçka.

“Nuk duket e vërtetë. Shumë shpesh e kam parafytyruar këtë ditë. Në vitet e fundit e kam ndier shumë afër fundin. Manchester City më ka thënë gjithçka mua. Edhe unë jam përpjekur t’ia kthej sa më shumë që kam mundur”, shkroi Kompany.

Related posts

FORMULA 1/ Robert Kubica vendos të largohet nga Williams, ja e ardhmja e tij

Delo.autor

ANALIZON LUFTËN PËR TITULL NË SERIE A/ Lippi: Gjithçka është akoma e hapur, këtë kampionat do ta fitojë skuadra që…

Delo.autor

Brazili nën PRESION/ Tite bën NDRYSHIME në formacion me Kosta Rikën

Isa.Autor

Leave a Comment