Futboll Premier League

Aubameyang më i paguari në historinë e Arsenal, do të fitojë më shumë se Ozil

Arsenal i ka ofruar sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang një marrëveshje që do ta bëjë atë futbollistin më të paguar në të gjithë historinë e klubit londinez. Aubameyang duket se është shumë pranë transferimit te “Topçinjtë”, përpara mbylljes së merkatos dimërore, afati përfundimtar i të cilës skadon të mërkurën në ditën e fundit të këtij muaji. Tashmë është e njohur marrëveshja paraprake mes Arsenal dhe Borussia Dortmund, që mundëson transferimin e lojtarit për shumën e £60milionë.

Arsenal team Pierre-Emerick Aubameyang

Ndërkohë, britanikja “Telegraph” pretendon se klubi me pronarët amerikanë ka bërë një ofertë ekonomike shumë të lartë për të joshur edhe vetë futbollistin. Sipas raportimeve, Arsenal i ka ofruar Aubameyang që ta bëjë futbollistin më të paguar në historinë e “Topçinjve”, me një pagë javore prej £180,000, me një kohëzgjatje deri në 2021. Kjo marrëveshje do të bënte që sulmuesi nga Gabon të paguhet më shumë edhe se Mesut Ozil dhe Henrikh Mkhitaryan që janë aktualisht lojtarët më të paguar te Arsenal. Aubameyang ka shënuar 13 gola në 16 ndeshje në Bundesliga, por ka marrë kritikat e tifozëve të Dortmund. Këta të fundit kanë valëvitur një baner ku shkruhej: “Asnjë futbollist nuk është më i madh se klubi”.

Related posts

NJË LAJM I ZI PËR “TOPÇINJTË”/ Drama e Bellerin, Arsenali e humbet për shumë kohë

Delo.autor

Benedikt Howedes shënon golin e dytë ndaj Sampdorias

Sadik.Autor

U “ZHDUK” PËR 40 MINUTA NË MESNATË/ Çfarë ndodhi me Messin? Instagrami nis hetimet

Delo.autor

Leave a Comment