Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Tirana jep lajmin e madh: Pas disa orësh bisedime me FIFA-n, mësuam se…

Tirana ia doli të zhbllokojë merkaton! Klubi bardheblu bëri me dije nëpërmjet njoftimit zyrtar se pas disa orësh bisedime me FIFA-n, kampionët e Shqipërisë kanë mundësinë të regjistrojnë lojtarë të rinj për sezonin në vazhdimësi.
Drejtori sportiv i Tiranës, Tefik Osmani paralajmëroi sot në konferencën për shtyp se brenda pak orësh, klubit do t’i lejohet të transferojë futbollistë.

Ky lajm i qetëson bardheblutë, të cilët tashmë mund të tentojnë të bisedojnë dhe të afrojnë çdo lojtar të piketuar.
Katër ditë më parë, Tirana u trondit nga vendimi i FIFA-s për bllokimin e merkatos së janarit të sezonit 2020-2021 për shkak të një detyrimi prej 200 mijë eurosh ndaj ish-lojtarit të bardhebluve Moktar Cise. Tirana bëri me dije se në këtë histori me sulmuesin nga Kongo ishte palë e tretë.

Njoftimi i Tiranës

KF Tirana njofton se ka zgjidhur përfundimisht cështjen e bllokimit të merkatos. Pas orësh të gjata komunikimi me zyrtarë të FIFA-s bëjmë me dije se ditën e sotme është hapur sërish mundësia e transferimit të lojtarëve. Nga sot do të vijojmë të kryejmë të gjitha procedurat e nevojshme për zyrtarizimin e emrave te rinj që do të afrohen në klub dhe do të mbajnë veshur fanellën në vazhdimësi të sezonit.

Related posts

MUNGESA E SHAQIRIT NË BEOGRAD/ Prestigjozia “Daily Mail”: Fituan idiotët!

Isa.Autor

PËRCAKTOHEN VAZOT E NATIONS LEAGUE/ Shqipëria mund të jetë në të njëjtin grup me “Dardanët” (FOTO)

Delo.autor

NUK TREGOHEN ASPAK TË MËSHIRËM/ Shikoni disa nga momentet kur gjyqtari e pëson më keq se boksieri në ring (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment