Futboll Seria A

Interi dhe Roma nuk dinë për fitore që nga përballjet me Juventusin

Interit dhe Roma nuk po arrijnë të fitojnë në Serie A në ndeshjet e fundit dhe kanë mbetur në pozitat katër dhe pesë.

Por dy klubet e njohura italiane kanë një gjë të përbashkët për mossukseset në kampionat.

Të dy klubet prej se janë takuar me Juventusin nuk kanë arritur më të fitojnë në Serie A.

Inter pasi barazoi me Juventusin pa gola, nuk ka arritur të fitojë në gashtë ndeshje radhazi.

Këtu vijnë dy humbje dhe katër barazime. Humbje e parë në kampionat erdhi me Udinesen në shtëpi (3-1), pastaj edhe një humbje tjetër me Sassuolon si mysafirë (1-0).

Pastaj barazoi me Lazion (0-0), Firorentinën (1-1), Romën (1-1) dhe Spal (1-1).

Inter pas këtyre rezultateve ka rrëshqitur në vendin e katërt.

Sa i përket Romës rezultatet janë edhe më të dobëta. Pas ndeshjes me Juventusin ku humbën 1-0, në pesë ndeshje morën tri barazime dhe dy humbje.

Barazim me Sassulon, Interin, dhe Sampdorian. Humbje me Atalantan dhe Sampdorian.

Roma është në vendin e pestë në Serie A

Related posts

“BOMBERI” PIATEK S’MJAFTON/ Të besuarit e Gatussos barazojnë me Udinesen dhe humbasin dy yje

Delo.autor

“ËSHTË ZGJEDHJA IME E PARË”/ Ylli anglez thërret Premier League: Nuk e kam mbaruar akoma punën time

Delo.autor

RRËFIMI I GARDIANIT/ Portieri Donnarumma: Dua të bëhem numri 1 i numrave 1, kam tre ëndrra

Delo.autor

Leave a Comment