Moto GP Sport

MOTO GP/ Mbyllet me dominimin e Mark Markez në Franë, vetëm vendi i pestë për Rosin

Ka përfunduar nën dominimin e Mark Markez Çmimi i Madh i Francës. Spanjolli nuk e vuri për asnjë moment në dyshim triumfin teksa udhëhoqi prej fillimit garën në ‘Le MANS’, ndërsa pas tij u renditen dy italianët Doviciozo dhe Petruçi që dueluan deri në fund për shkallën e dytë të podiumit, teksa në fund Doviciozo ia doli të mbronte vendin e dytë. Ndërkaq, nuk shkoi më shumë se vendi i pestë, Valentino Rosi.

Legjenda e Moto Gp në fund provoi të ngjitej edhe me një pozicion por në kthesat e fundit Xhek Miller u mbrojt mirë. Ndërkaq, përfundon në këtë mënyrë një tjetër garë që tregon dominimin e Mark Markez, i cili në këtë sezon duket të mos ketë rivalë.

Edhe pse është ende herët për të folur mbi triumfin e Botërorit, spanjolli ka provuar se është i pakapshëm në pistë, teksa Honda e tij funksionon në perfeksion. Ky ishte dhe një fitore speciale pikërisht për skuderinë Honda, që koleksionoi triumfon numër 300 në historinë e Moto GP.

Related posts

PAS HUMBJES ME “POKER” NDAJ HOFFENHEIM/ Flick: Nuk ia hedh fajin lodhjes, ishte e qartë se koha do vinte

Delo.autor

Kush tha që në boks sheh vetëm gjak, grushtat jepen dhe me.. TANGA (FOTO)

Isa.Autor

Bregu në lot: Luftëtari ‘më bëri burrë’, jam përjetësisht mirënjohës

Sadik.Autor

Leave a Comment