Futboll

Santos refuzoi t’i paguajë pagën, Gabigol pranë transferimit tek Sao Paolo

Ndërsa Santos refuzoi të paguajë pjesërisht pagën e Gabriel Barbosa gjatë një huazimi, Sao Paulo dhe Flamengo janë opsione më të mira për Interin.

Futbollisti është blerë nga Santos për 29.5 milionë euro në gusht 2016, por është huazuar në Benfica pasi nuk ka arritur të fillojë një ndeshje të vetme si titullar.

Ndërsa Gabigol nuk luan rregullisht në Portugali, është gjithnjë e më e mundshme që ai të kthehet në Brazil në janar.

Sipas Mediaset Premium dhe UOL, Sao Paulo janë të bindur se mund të ringjallin karrierën e Gabigolit dhe do të jenë të hapur për ndarjen e disa prej pagave të tij.

Flamengo është një mundësi tjetër për 21-vjeçarin.

Këtë sezon ai ka kontribuar në një gol dhe ka luajtur vetëm pesë ndeshje për Benfica, në një total prej 164 minutash.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

Arsenali arrin marrëveshje me mesfushorin e Sampdorias

Sadik.Autor

VIDEO/ Napoli kalon në avantazh. Ja goli i Allan

Q.Autor

ARSENAL-SLAVIA PRAGUE/ Granit Xhaka nis titullar, “Topçinjtë” kërkojnë fitoren FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment