Futboll Sport

SKANDALI ME BILETAT/ Revoltohen tifozët: Kushtëzim i padrejtë!

Kur biletat për ndeshjet e radhës së Kombëtares kanë dalë në shitje, tifozët kanë zbuluar në sportele politikën imponuese të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Shitja e kombinuar e biletave shkaktoi irritim mes tyre, pasi nuk mund të paguajnë për ta parë përballjen me Francën pa paguar edhe për atë me Andorrën.

Përveç kostove të shtuara, rreziku është që edhe pse shumë tribuna do të jenë të shitura, në realitet stadiumi “Elbasan Arena” të jetë i boshatisur.

Në një prononcim për “A2CNN”, tifozët u shfaqën shumë të revoltuar.

“Ishte kushtëzim i padrejtë”, thotë një nga tifozët.

“Kjo është skandaloze. Njeriu blen biletën e ndeshjes që do, nuk dua ta shikoj ndeshjen me Andorrën”, shprehet një tjetër.

“Për mua bileta nuk është diçka që duhet me patjetër, stadiumi me Andorrën do të jetë i boshatisur pavarësisht se janë blerë bileta”, deklarojë një tifoz tjetër.

Related posts

GATTUSO “RILIND” MILANIN/ Nga shkarkimi tek rinovimi i kontratës për 8 javë

Delo.autor

PRANË ZYRTARIZIMIT/ River Plate–Boca pritet të luhet 13,306 kilometra larg Buenos Airesit

Isa.Autor

“KËSHTU NUK MË TRAJTUAN AS NË ARABI”/ Lojtarja e volejbollit ‘e shkatërruar’ nga hetimi i gjinisë

F.autor

Leave a Comment