Futboll Premier League Sport

E FUNDIT/ Manchester City reagon për kalimin e Guardiolës te Juventusi

Prej dy ditësh në Itali flitet se Juventusi ka arritur akordin me trajnerin Pep Guardiola, por klubi i Manchester Cityt, ku aktualisht spanjolli punon, ka mohuar tërësisht këtë lajm.

Nëpërmjet një reagimi zyrtar për “Sky Sport”, Këshilltari Administrativ i City-t, Alberto Galassi, ka theksuar se “qytetarët” i cilësojnë si qesharake këto zëra dhe se janë të bindur që Guardiola do të vijojë punën në Manchester.

“Thashethemet për një kalim të Guardiolës te Juventusi i cilësoj si “qesharake” dhe të pabaza. Trajneri ka ende edhe dy vite kontratë me ne dhe mbi të gjitha, ka theksuar vazhdimisht se dëshiron të qëndrojë gjatë në Manchester. Jemi të qetë dhe të bindur se bashkëpunimi ynë me Guardiolën do të vijojë edhe për sezonin e ardhshëm”, tha Galassi.

Related posts

BONUCCI ISHTE NJË GABIM/ Fassone: CR7-ta kishte dëshirë të vinte tek ne

F.autor

ANCELOTTI NË ANKTH/ REALI hidhet në sulm, kampionët e Europës kërkojnë “yllin” e NAPOLIT

Isa.Autor

ZYRTARE/ Tirana-Teuta do të luhet në “Air Albania Stadium”

F.autor

Leave a Comment