Futboll La Liga Sport

NË PRAG TË FINALES “COPPA DEL REY”/ Flet Messi: Nuk mendoj për “Topin e Artë”, ne duam…

Në prag të finales së “Kupës së Mbretit” kundër Valencias, e cila do të luhet nesërnë mbrëmje, ylli i Barcelonës, Lionel Mesi ka dhënë disa deklarata në 360 gradë.

Kritikat ndaj Valverdes? “Do të jem i sinqertë, nuk di shumë rreth kësaj teme. Por unë mendoj se trajneri ka bërë një punë mbresëlënëse. Në eliminimin kundër Liverpulit nuk ka fare faji, ne jemi të vetmit fajtorë për këtë sfidë, dëshiroj që trajneri të vazhdojë aventurën e tij këtu. Humbi shumë pak ndeshje dhe kemi bërë një punë të mirë”.

Topi i Artë? “Unë nuk mendoj për këtë dhe nuk është një temë që e kam në mendje. Ne jemi ende këtu duke folur për eliminimin nga Liverpuli, por ne duam të fitojmë këtë finale duke përfunduar mirë këtë vit”.

Goli i katërt i Liverpulit? “Nuk mendova shumë për lojën, por ajo që unë pashë ishte shumë e ngjashme me atë që ndodhi në Romë. Kemi pësuar shumë shpejt gol dhe nisi të peshonte ndeshja, gabimi më i madh ishte që nuk kemi konkurruar në pjesën e dytë”.

Ndryshime? “Nuk di të them duhet të ndryshosh apo jo, të gjithë jemi të zhgënjyer për sezonin. Nuk më takon mua ta them.

Grizman? Nuk mendoj për të”.

Related posts

AS MBAPPE, AS HAALAND/ Futbollisti më i çmuar në botë është një britanik, vlerësohet me 208,2 mln euro

F.autor

Luftëtari-Skënderbeu/ Formacionet e mundshme. Ekipet respektive duan maksimumin

Isa.Autor

ÇUDIRA NË BERAT/ Bojkotojnë stërvitjen, lojtarët e Tomorit duan dorëheqjen e trajnerit

Delo.autor

Leave a Comment