Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ PSG ndan pikët me Club Brugge në debutimin e Messit

Paris Saint-Germaini ka luajtur baras (1-1) ndaj Club Brugge në udhëtimin në Jan Breydel Stadion në raundin e parë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Kjo ndeshje shënonte debutimin e superyllit argjentinas, Lionel Messi, me fanellën e klubit parisien në garën më të madhe evropiane për klube.

Dy skuadrat që bëjnë pjesë ne Grupin A, shënuan nga një gol në pjesën e parë, në të cilën edhe u vulos takimi.

I asistuar nga Kylian Mbappe, Ander Herrera e zhbllokoi rezultatin në minutën e 15-të, ndërsa Hans Vanaken e barazoi rezultatin (27’) pas asistimit nga Eduard Sobol.

Në pjesën e dytë, asnjëra nga skuadrat nuk ia doli të shënonte, ashtu që i ndanë pikët dhe qëndrojnë prapa liderit Manchester City që e nëpërkëmbi RB Leipzigun (6-3).

Related posts

MERKATO E “ÇMENDUR”/ Ramos pranon, Reali bën gati 70 milionë euro për yllin e Serisë A…

Delo.autor

DËSHTIMI I OPERACIONIT “MBAPPE”? Real Madrid ka gati alternativën B, ja emri i madh…

Delo.autor

Real Madrid shfaq interes për mbrojtësin e Bayern Munchen

Sadik.Autor

Leave a Comment