Futboll Kategoria Superiore Sport

PARA NDESHJES ME TIRANËN/ “Gardiani” Selmani: Kemi dy finale në 180 minuta, luajmë për…

Laçi-Tirana është një nga kryendeshjet që luhet nesër në orën 16:30 në Superiore. Me dy skuadra që kanë objektiva të ndryshme dhe në fushë luajnë sezonin, e sidomos Tirana. Gentian Selmani, “gardiani” i Laçit që së fundmi është edhe pjesë e Kombëtares kuqezi, para sfidës me bardheblutë, për “Rtshsport”, ka pohuar: “Ndeshjet e fundit ka në qenë të gjitha shumë të luftuara, disa për Europë dhe Tirana do të jetë shumë e motivuar por ne kemi synimin tonë. Besoj se do të jap më të mirën dhe do t’ia lëmë fushës,” – tha fillimisht “gardiani” i kurbinasve.

Synimi

Selmani, ndër të tjera analizon kundërshtarin e radhës dhe ka besim se skuadra e tij do të marrë 3 pikët, pasi synon një vend në Europë. “Do mundohemi që të jemi një ekip solid në fushë dhe të mos bëjmë gabime në këtë ndeshje. Tirana është një ekip me shumë traditë në kampionatin shqiptar, por tashmë futbolli ka treguar se kush ekipe luan ecën përpara. Do më vinte keq për Tiranën, por kemi synimet tona dhe duam 3 pikët”.

Finalet

Sipas Gentian Selmanit, një nga titullarët e rëndësishëm të skuadrës bardhezi, por edhe kapiten në radhët e kurbinasve, dy sfidat kjo me Tiranën dhe ajo në Durrës javën e fundit janë shumë vendimtare për objektivin Europë: “Nesër luajmë me Tiranën dhe në javën e fundit të këtij sezoni luajmë në Durrës do të jetë një tjetër finale. Por më parë duhet që të kalojmë Tiranën, të qëndrojmë gati dhe me “këmbë në tokë” dhe të marrim pikët maksimale”, – tha portieri Gentian Selmani  i skuadrës së Laçit.

Related posts

LOPETEGUI DHE SHKARKIMI/ Trajneri më jetëshkurtër në histori të Perezit

F.autor

SUPERSFIDA/ MILANI bën me zemër: Cutrone i jep FITOREN “DJALLIT” përballë Romës

Isa.Autor

ZYRTARE/ UEFA publikon lajmin e madh për sportdashësit, hiqet kufizimi i…

Delo.autor

Leave a Comment