Futboll La Liga Sport

PËSOI PËRJETIME TË RËNDA/ Messi injoron gazetarët pas dy humbjeve të mëdha këtë sezon (VIDEO)

Barca dukej në rrugën e duhur për ta fituar tripletën, por më pas pasuan përjetimet e rënda – me dy humbje në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe finalen e Kupës së Mbretit mbrëmë.

‘Blaugranasit’ fituan ndeshjen e parë në Camp Nou 3-0 ndaj Liverpool, me një paraqitje brilante nga Messi, por në ndeshjen e kthimit ylli argjentinas u ‘zhduk’ dhe ekipi i Valverdes pësoi humbje 4-0, çka rezultoi me eliminim nga kompeticioni më i rëndësishëm evropian për klube.

31-vjeçari ishte aq i tronditur nga eliminimi sa kur kaloi në zonën mikse, aty ku qëndrojnë gazetarët, i refuzoi mikrofonat e shumtë madje as nuk i hodhi një shikim atyre.

I njëjti skenar ndodhi edhe mbrëmë, me Messin i cili pas humbjes në finale ndaj Valencias injoroi në tërësi gazetarët, duke treguar anën e errët të tij.

Humbja e djeshme e la me vetëm një trofe Barcelonën [La Liga] dhe i vështirësoi punët Messit për fitimin e “Topit të Artë”.

Related posts

VETËM 27 MINUTA LOJË/ Objekti misterioz i Serisë A kthehet në grup dhe përgatit lamtumirën

Delo.autor

TRIUMFON ME KROACINË NË KUALIFIKUESE/ Modric mposht uellsianët e Gareth Bale

Delo.autor

E PABESUESHME/ Plas në konferencë, Shalandit nuk i përkthehet pyetja. Shikoni çfarë ndodh (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment