Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE| Laçi-Tirana, Tifozët bëhen me “zemër”. Lika i pret penalltinë kurbinasve

Laçi dhe Tirana luajnë një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës së 35-të në Superiore, ku nga njëra anë kurbinasit kërkojnë Europën, ndërsa bardheblutë në luftë për mbijetesën.

laci tirana

Sfida paraqitet e nxehtë mes dy ekipeve, më shumë edhe pas sherrit të ndodhur në ndeshjen e fundit të zhvilluar në fazën e tretë, ku pati një sherr mes Ngosë dhe kampit kurbinas, e më tej mes dy presidentëve, Halili dhe Laska.

 

LIVE | Laçi-Tirana 0-1

GOL:  / Greca 6′

 

KOMENTI LIVE

17’ Karton i verdhë për Lushkjen, për një faull në mesfushë.

16’ Penallti në krahun tjetër, teksa Okpotu e fiton, pasi rrëzohet në zonë nga Hoxhallari. Godet Shtubina, por pret Lika.

14’ Gjoni kthen një top te Selmani, por aty i shkon Kobina, që e shqetëson deri në fund, por më pas topi i përplaset te këmbët, dhe shkon në rivënie fundore.

10’ Krosim i gjatë në zonën e Tiranës, por Lika del dhe ka në kontroll topin, teksa shkonte rrezikshëm drejt kokës së Gjonit.

6’ GOOOOOOOOL TIRANA 0-1/ Shënon pas vetëm 2 minutash Tirana. Pas një krosimi, Ngo ul topin për Kobina, dhe ky i fundit jep një asist të bukur për Grecën, që vetëm me Selmanin nuk gabon.

4’ Kobina e merr përsipër 11-metërshin, por ia pret Selmani.

2’ Penallti për Tiranën. Ngo futet brenda zone, dhe pengohet. Jorgji akordon penallti, ndërkohë që dëmtohet edhe anglezi.

1′ Ka nisur ndeshja në Laç.

Që pa nisur ndeshja, ka ngacmime mes Ngosë dhe lojtarëve të Laçit. Jorgji e merr veçmas anglezin e Tiranës, duke e këshilluar, dhe në fund një shtrëngim duarsh mes të dyve.

Related posts

TIRANA-PARTIZANI/ Të dy klubet e mëdha kërkojnë triumfin, ja si kuotohet derbi në baste…

Delo.autor

PARULLA RRACISTE/ Ja dënimi për Partizanin, e pëson dhe Skënderbeu

Isa.Autor

Abazaj ngacmon Luftëtarin: Nuk do ta kem kundërshtar në Evropë!

Sadik.Autor

Leave a Comment