Futboll Kategoria Superiore Sport

TENSIONE DHE FRIKË/ Sormani refuzon të zbresë në fushën e stërvitjes. Ja si pritet rreshtimi i Partizanit në derbi

E enjtja e 9 korrikut te Partizani është përjetuar si një vit, pasi ankthi i përgjigjeve të tamponëve të kryer i ka stresuar në pafundësi. Nga përgjigjet varej jo vetëm zhvillimi i derbit, por më e rëndësishmja, ishte qetësimi i lojtarëve dhe i familjarëve të tyre. Seanca e fundit stërvitore është shoqëruar me tensione dhe frikë. Në mbrëmjen e djeshme skuadra ka shkuar normalisht në kompleksin “Football Republic” për të mbyllur përgatitjet për derbin. Por vonesa e përgjigjeve ka bërë që jo të gjithë të pranonin të zbrisnin në fushë.PARTIZANI

“Panorama Sport” ka mësuar se trajneri Adolfo Sormani dhe ndihmësi i tij, Maxela, nuk kanë pranuar që të zbresin në fushë pa ditur rezultatet e tamponëve, pasi vetëm ashtu mund të ruanin veten. Gjithsesi, seanca është kryer, pasi zv.trajneri Kalari ka marrë guximin bashkë me pjesën tjetër të ekipit që të zbrisnin në fushë për të zhvilluar një seancë të lehtë, normal jo si zakonisht.

FORMACIONI

Pas Belicës, për Tiranën rikthehet Theofilus Solomon, që ishte i pezulluar nga kartonët në Ballsh. Në këto kushte, edhe dilema e vetme për formacionin e derbit, që kishte të bënte nëse titullar do të jetë Kevi Llanajt, është zgjidhur pas mungesës së Çinarit.

formacioni

Në dallim nga derbi i fazës së tretë, ku Partizani e nisi në mënyrë agresive ndeshjen, kësaj radhe të kuqtë pritet që të kopjojnë të shkuarën, ku fillimisht tregohen të kujdesshëm në mbrojtje dhe gradualisht e godasin kundërshtarin.

Related posts

Merkato e janarit, ja cila do të jetë dita vendimtare për Coutinhon

Q.Autor

Vendimet e Komisionit të Disiplinës/ Gjobiten Flamurtari dhe Tirana, Kamza 1 ndeshje pa tifozë

Sadik.Autor

YLLI I JUVENUSIT DO MARCELON/ Gati goditja e radhës falë mesazheve të CR7

Delo.autor

Leave a Comment