Sport Të tjera

TRAGJEDIA/ Piloti italian vdes gjatë garës, plagoset një…

Tragjedi në sportin e Motokrosit në Itali, gjatë provave të kampionatit italian për të rritur, në Mondavio, Pesaro Urbino.

Piloti Raffaele Mazzola, 59 vjeç, ka humbur kontrollin e motorit të tij dhe ka rënë keq në tokë, më pas është shtypur nga pilotë të tjerë, që vinin pas tij.

Edhe babai i Andrea Doviziosos, Antonio, nga ky aksident ka dalë me brinjë të thyera.

Mazzola ishte me origjinë nga San Dona di Piave, Venezia. Aksidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje, ndërsa Federata Italiane e Motoçiklizmit e ka bërë të ditur vetëm sot.

Ndërhyrja për t’i ardhur në ndihmë ka qenë e menjëhershme, por përtej tentativave për ta mbajtur në jetë, gjithçka ka qenë e kotë.

Related posts

Ndryshime në stafin e Kukësit, rikthehet një i njohur në pankinë

Sadik.Autor

CHELSEA FSHIN “POTTER”/ Blutë në kërkim të një “magjistari”, Nagelsmann favorit

F.autor

PROBLEMATIK, POR OFERTAT NUK MUNGOJNË/ Ja skuadrat që duan të afrojnë sulmuesin Balotelli

Delo.autor

Leave a Comment