Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE| Skënderbeu-Luftëtari, Zhbllokohet sfida. Pervan shënon super gol nga distanca për korçarët

Janë duke u luajtur, 4 sfidat e vlefshme për javën e parafundit të Kategorisë Superiore. Padyshim që vëmendja më e madhe është në përballjet Laçi-Tirana dhe Kastrioti-Teuta që do të vendosin në një farë mënyrë për sa i përket mbijetesës dhe Europës.

kategoria-superiore

Përballje tepër interesante dhe ajo mes kampionëve të Partizanit dhe Kukësit, që ishte rivali i të kuqve, disa javë nga fundi i kampionatit. Ndërkohë Skënderbeu i Orges Shehit pret në shtëpi Luftëtarin e “gjymtuar”, i cili ka siguruar mbijetesën dhe luan pa objektiv. Korçarët do të shpresojnë në një hap fals të rivalëve për të kapur një nga vendet që të çojnë në Europë.

REZULTATET LIVE: 

KASTRIOTI – TEUTA 0-0

PARTIZANI – KUKËSI 0-0

LAÇI – TIRANA 0-1

Greca 6′ 

SKËNDERBEU – LUFTËTARI 1-0

Pervan 26′ 

KOMENTI I NDESHJES: 

26′ Supergol i Pervan pas një goditje me të djathtën në hyrje të zonës, topi prek fillimisht shtyllën, e më pas përfundon në rrjetë.

25′ Vangjeli i vetëm me Ruçn, gjuan mbrojtësi korçar, por pret portieri i Luftëtarit.

21′ Fili driblon bukur Vangjelin në zonë dhe më pas gjuan nga një pozicion diagonal, por Teqja bën mrekullinë, duke grushtuar dhe evituar golin.

17′ Sibo provon me te djathtën nga jashtë zone për korçarët, topi kalon ngjitur me shtyllën.

Related posts

ZYRTARE/ Premier League publikon datat e sezonit të ardhshëm, shikoni kur rikthehen tifozët

Delo.autor

Nis “Era Mema”/ Trajneri i ri vjen me ndryshime tek Tirana, Hoxhallari do të luaj në…

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Klopp përgatit një surprizë të madhe në formacionin anti-Real…

Sadik.Autor

Leave a Comment