Futboll La Liga Sport

Lopetegui: Sukseset spanjolle në Europë, shtysë për të fituar Botërorin

Fitorja e Barcelonës në La Liga dhe ato të Real Madrid e Atletico Madrid në arenën ndërkombëtare, respektivisht në Champions League dhe Europa League, do t’i karikojnë edhe më shumë lojtarët e grumbulluar në kombëtaren spanjolle, për të bërë një paraqitje të mirë në Botërorin “Rusi 2018”. I këtij mendimi është trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, që kërkon të rikthejë iberikët në majën e botës. 12 nga 23 lojtarët e grumbulluar në kombëtaren spanjolle vijnë nga ekipet e Barcelonës, Real Madrid dhe Atletico Madrid, që përbëjnë bazën e ekipit.

“Barça, Real e Atletico fituan trofe këtë sezon dhe kjo është një gjë e mirë për kombëtaren, pasi lojtarët e këtyre ekipeve janë të lumtur. Unë gjithnjë e kam thënë që në kombëtare dua lojtarë të lumtur, ndaj tani është radha ime që t’i mbaj ata në këtë gjendje dhe të fitojmë Botërorin. Kemi mundësi dhe shanse për ta realizuar këtë gjë, pasi kemi një ekip me shumë kampionë. E rëndësishme është që të jemi gati për dubtimin tonë, pasi Kupa e Botës është e rëndësishme. Unë jam i lumtur që kam këta kampionë në skuadër”, tha trajneri Lopetegui.

Related posts

TRAJNERI PO RIKUPEROHET SHUMË SHPEJT/ Maurizio Sarri gati të ulet në stol për duelin kundër…

Delo.autor

SKANDAL/ Ish-futbollisti i Gjermanisë në telashe, arrestohet për krim të organizuar

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Leicester-Arsenal. Mbyllet pjesa e parë

Delo.autor

Leave a Comment