Futboll Sport

NIS PËRGATITJET PËR “COPA AMERICA”/ Neymar zbarkon me helikopter në stërvitje, ja sa ka kushtuar “bisha” (FOTO)

Neymar është ndryshe nga të tjerët jo vetëm në kuadratin e blertë, por edhe në jetën e përditshme.

Braziliani ditën e sotme ka zbarkuar me helikopter në stërvitjen e kombëtares së Brazilit e cila ka nisur përgatitjet për “Copa America”.

Helikopteri i tij është i personalizuar, me kapacitet prej 11 vendesh, “Airbus H-145”, i cili kushton rreth 13 milionë euro.

Sulmuesi brazilian dëshironte që ky mjet personal udhëtimi të ishte tërësisht i zi, por me një shkrim të bardhë, që tregon inicialet e tij.

Kujtojmë që Neymar është rikthyer në stërvitje me “Selecao” megjithëse i është hequr shiriti i kapitenit të skuadrës. Ky rol i është ngarkuar veteranit Dani Alves.

Related posts

NË TURQI INSISTOJNË/ Taulant Xhaka i kërkoi Bazelit të largohet, pranë firmës me Beshiktashin

Delo.autor

JUVENTUS KA NEVOJË PËR PARA/ Shet Chiesa-n për të arritur te Kessie dhe Lindstrom

F.autor

“IKE DITËN KUR UNË MBUSHJA 26-VJEÇ”/ Dedikimi prekës i futbollistit shqiptar për humbjen e babait nga COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment