Futboll Kategoria Superiore Sport

“LUFTA” PËR NJË VEND NË EUROPË/ Ish-lojtari i Laçit paralajmëron: Nuk i zëmë besë…

Mesfushori i Teutës, Sherif Kallaku, beson se kampionati do të mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ish-laçiani, Kallaku u shpreh ne lidhje me këtë ndeshje vendimtare për Europën.

Ditën e enjte Teuta do të përballet me Laçin në javën e fundit në kategorinë Superiore e cila do të vendosë edhe fatet për skuadrën që do të sigurojë kualifikimin në kupat e Europës.

“Ndeshjen e fundit e kemi kundër Lacit do të përpiqemi të marrim tri pikët kundër për të siguruar Europën. Renditjen nuk e shikojmë pasi nuk i zëmë besë kualifikimit, pasi aty ka lojtarë që e nxjerrin golin nga hiçi, kështu duhet të jemi të përqendruar për të t’ia dalë. Fakti që luajmë në Durrës na favorizon më shumë por kjo nuk do të thotë asgjë.

I pyetur ne lidhje me veten ai u shpreh: “Personalisht ndihem mirë që kam shënuar gola të rëndësishëm për Teutën. Jam i lumtur që këta gola kanë shërbyer për t’i dhënë pikë Teutës dhe jo vetëm për statistikë. Në çdo ndeshje futem në fushë për të dhënë maksimumin. Teuta është e ndërtuar me këta lojtarë dhe pikët apo pozicioni në renditje tregojnë vlerat e vërteta të kësaj skuadre. Grupi i lojtarëve ka potencial dhe dëshirë për të fituar.

Tek Teuta besojnë që ato do të arrinjë një sukses. Shkëmbit i janë kthyer lojtarë të rëndësishëm dhe pritet të hedh në fushë formacionin më të mirë.

Mesfushori Lancinet Sidibe rikthehet i gatshëm, ndërsa është riaftësuar plotësisht edhe sulmuesi Tomislav Bushiç.

Related posts

Ka marrë shiritin e kapitenit, futbollisti kroat gati të rinovojë me Fiorentinën

Sadik.Autor

Benedikt Howedes shënon golin e dytë ndaj Sampdorias

Sadik.Autor

RIKTHIMI/ Shkelmime topi dhe qëndrim me Coutinhon, ja stërvitja e parë e Messit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment