Futboll La Liga

Real Madridi nis tratativat për yllin e Chelseas, Varane pjesë e marrëveshjes

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është i gatshëm ta ofrojë Raphael Varanin në kuadër të marrëveshjes për portierin e Chelseat, Thibaut Courtois, raporton Don Balon.

Perez dëshiron ta blejë një portier të ri në verë dhe ndien se Courtois është më i arritshëm se numri një i Manchester United, David de Gea.

Ndër klubet e mëdha të interesuar për belgun e Chelseat është edhe Paris Saint-Germain.

Por, Perez shpreson se përfshirja e Varane në një marrëveshje të mundshme do ta ndihmojë Realin ta fitojë garën për përfaqësuesin belg.

Related posts

“Autogoli” vendos një rekord dhe konfirmohet mbreti i golave në Rusi

Isa.Autor

“Bomba” tjetër nga Spanja: Kane dhe Pochettino, te Reali sezonin e ardhshëm

Q.Autor

Veseli rikthehet nga dëmtimi, Empoli me një këmbë në Serie A

Sadik.Autor

Leave a Comment