Champions League Futboll Sport

Bixente Lizarazu zbulon se për çfarë ka nevojë Bayern për të thyer Real Madridi

Legjenda e Bayern Munchen dhe fituesi i Ligës së Kampionëve me klubin në vitin 2001, Bixente Lizarazu thotë, se bavarezët duhet të luajë ndeshjen e përsosur kundër Real Madridit në ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu” të martën për të kaluar në finalen e Kievi.

Nëse do të isha një lojtar i Bayern, do të besoja plotësisht se mund të fitoj në Madrid”, tha Lizarazu për revistën sportive gjermane “Kicker”. “Ju duhet të shkoni në Madrid me një shpirt kafshe, duhet të keni shpirtin e një tigri, jo të një maceje”, vazhdoi ish-ylli i Francës. Lizarazu, i cili fitoi Kupën e Botës në vitin 1998 me kombëtaren franceze, fitoi gjashtë tituj të Bundesliga gjatë një shtatëvjeçari të shkëlqyeshëm në Mynih.  Në atë fushatë të vitit 2000/01, skuadra e trajnerit Ottmar Hitzfeld e mposhti Real Madridin në gjysmëfinale, duke fituar 1-0 në “Santiago Bernabeu”.

“I kam dashur këto ndeshje Bayern kundër Realit, është si klasike e Ligës së Kampionëve”, tha Lizarazu. “Një lojë e mirë nuk do të jetë e mjaftueshme, Bayern duhet të luajë ndeshjen e përsosur. Vitin e kaluar kam qenë në Bernabeu, Bayern ka luajtur mirë, vetëm dalja me karton të kuq e Arturo Vidal solli kthesën”, shtoi francezi.

Duke shkuar në kryeqytetin spanjoll me një defiçit 2-1, kampionët e Gjermanisë e dinë se ata duhet të shënojnë të paktën dy herë kundër kampionëve në fuqi të Champions League. Në çerekfinale, Real Madridi u mposht 3-1 në “Santiago Bernabeu” nga Juventusi, me një penallti të kthyer në gol nga Cristiano Ronaldos duke siguruar vendin e tyre kundër Bayern Munchen në gjysmëfinale. Megjithëse duket tepër e vështirë, Lizarazu përsërit faktin se është bërë më parë dhe mund të bëhet përsëri. “Juventusi fitoi 3-1 në Madrid, pse Bayern nuk duhet të fitojë 2-0? Gjithçka është e mundur”, tha francezi

Related posts

DISIPLINA MERR VENDIMIN/ Akuzat publike për fiksim rezultatesh, FFK-ja gjobit skuadrën e Ballkanit

Delo.autor

DËMTIMET I KTHEHN NË MAKTH/ Hazard drejt largimit nga Reali. Qetësinë mund ta gjejë te skuadra e…

Delo.autor

Surprizon MILAN/ “Djalli” kontratë me lojtarin që TIFOZËT NUK E DUAN në skuadër

Isa.Autor

Leave a Comment