Europa League Futboll Sport

DISFATA TRONDITËSE NDAJ CHELSEAT/ Xhaka tregon: Ja çfarë ndodhi tek dhomat e zhveshjes pas humbjes

Granit Xhaka ka bërë të ditur se të gjithë lojtarët dhe stafi i Arsenalit rrinin të heshtur në dhomat e zhveshjes pas disfatës tronditëse me rezultatin 4-1 kundër Chelseat në finalen e Ligës së Evropës.

Kjo disfatë ishte mjaft zhgënjyese, aq sa Lucas Torreira dhe Petr Cech shpërthyen në lot.

Trajneri Unai Emery nuk i priti lojtarët në dhomat e zhveshjes me ndonjë fjalim motivues apo me kritika pas këtij dështimi. Sipas Xhakës, asgjë nuk u tha.

“Trajneri, lojtarët… askush nuk foli në dhomat e zhveshjes. Nuk e di pse nuk foli Emery, natyrisht që ishte i zhgënjyer”, ka thënë Xhaka.

“Mendoj se ne e dimë si luajtëm. Ne e dimë se e humbëm ndeshjen. Nuk ka të bëjë vetëm më të bërtitura. Nuk ka të bëjë me të bërtitura për gjithçka nëse humbasim. Mund të themi shumë, por tani nuk është koha për të sqaruar pse dhe çfarë ndodhi. Mendoj se ishte një mundësi e madhe për ne dhe nuk e shfrytëzuam”, tha mesfushori i Arsenalit.

Related posts

ËSHTË BLERJA E FUNDIT E “BARDHEBLUVE”/ Flet Kristi Vangjeli: Nuk e kam tradhtuar Skënderbeun…

Delo.autor

Po spikat te Fiorentina, Federico Chiesa drejt Premier League-s

Sadik.Autor

KAPITULLI “BARCELONA” NUK ËSHTË MBYLLUR PËR MANAJN/ Zbulohet klauzola që mund ta kthejë në “Kamp Nou”

F.autor

Leave a Comment