Futboll Kategoria Superiore Sport

JAVA E FUNDIT NË SUPERIORE/ Tiranës i duhet 1 pikë me Flamurtarin për të mbijetuar

Sezoni 2018-2019 i Kategorisë Superiore ul siparin me ndeshjet e javës së fundit, rezultatet e së cilës priten me shumë interes për të mësuar skuadrën që do largohet nga elita, pas Kamzës tashmë e përjashtuar nga kompeticioni.

Sa i përket zonës europiane, moslicencimi i Flamurtarit për Kupat e Europës si dhe fakti që Skënderbeu është i përjashtuar për 10 vite e pret vetëm përgjigjen e CAS-it, nuk lë vend për garë.

Gjithsesi, ekipet do të tentojnë t’i bëjnë një mbyllje sa më dinjitoze kampionatit.

Vëmendja kryesore është fokusuar në dy sfida: te Tirana – Flamurtari, që do të zhvillohet në “Selman Stërmasi” dhe në Kukësi-Kastrioti, që luhet në Kamzë.

Bardhebluve, që kanë dy pikë më shumë se krutanët u mjafton edhe barazimi për të siguruar mbijetesën, pasi kanë edhe epërsinë në sfidat direkte me rivalët.

Fakti që Flamurtari nuk ka më objektiva për të arritur, pasi nuk mund të parakalohet nga Laçi, ua bën edhe më të lehtë detyrën bardhebluve, të cilët nuk mund t’ua lejojnë vetes dështimin në para publikut bardheblu.

Kastrioti, ndërkohë, do t’i luajë të gjitha kartat ndaj Kukësit (po mendon më shumë për finalen e Kupës), pavarësisht se asgjë nuk është më në dorën e tij.

Në Gjirokastër, Luftëtari-Partizani merr më shumë nuancat e një feste. Të kuqtë do të udhëtojnë drejt qytetit të gurtë me formacion të dytë (mungojnë 11 lojtarë), ndërsa vendasit do të tentojnë të kënaqin me fitoren e katërt sezonale ndaj Partizanit tifozët vendas.

Në “Niko Dovana” të Durrësit, Teuta, tashmë e sigurt në Europë, pret Laçin, që pasi dështoi të fitonte me Tiranën tashmë pret “dhuratën” nga kundërshtarët, për të luajtur në Europë. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në orën 16:00.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ “Dridhet” Milani, Juventus hyn në garë për shërbimet e mbrojtësit “kuqezi”…

Delo.autor

Igli Tare e konfirmon: Nuk mund ta mbajmë me forcë! Ky lojtar largohet nga Lazio

Q.Autor

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Askush si Neymar në historinë e Brazilit, sulmuesi kalon dhe rekordin e Peles

Delo.autor

Leave a Comment