Futboll Kategoria Superiore Sport

FORMULA PËR 4 SEZONET E ADHSHME/ FSHF u propozon klubeve ndryshimin e strukturës së kampionatit, ja skemat

Federata Shqiptare e Futbollit ka filluar takimet konsultative me klubet e Kategorisë së Parë për rishikimin e strukturës dhe formulës për 4 sezonet e ardhshme, 2019-2023.

Sekretari Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku, së bashku me Shefin e Sektorit të Garave, Lysien Nurishmi, njohën klubet me opsionet në lidhje me formulën e Kategorisë së Parë, për të pasur një garë sa më kompetitive deri në javën e fundit të sezonit.

Në të njëjtën kohë, skema e re synon që të nxisë klubet të përafrojnë kushtet sipas standardeve të licencimit, për të qenë sa më afër nivelit me klubet e Kategorisë Superiore.

Sekretari Shulku dëgjoi me kujdes sugjerimet e përfaqësuesve të klubeve, dhe vendosi që t’i dërgohen variantet përfundimtare së bashku me sugjerimet përkatëse, për të marrë komentet përfundimtare deri më datë 5 qershor.

Propozimi final i dakordësuar do të dërgohet në Komitetin Ekzekutiv për miratim.

Related posts

E VEÇANTË/ Filloi Liga e Kombeve, talenti BULLGAR shkruan historinë (VIDEO)

Isa.Autor

Kaos te Skënderbeu, Fakiç kundër Dajës: Kam besuar se kapiteni…

Sadik.Autor

INTER RILIND NË KAMPIONAT/ Romelu Lukaku mposht “Bomberin” Icardi, ja statistikat

Delo.autor

Leave a Comment