Futboll Premier League Sport

E PAZAKONTË/ U mundën 6-0: Trajneri detyron lojtarët t’u kthejnë tifozëve PARAT E BILETAVE

Trajneri i Krui Aleksandras, Dejv Artell, i ka premtuar tifozëve se lojtarët do t’i kthejnë atyre paratë që i kanë shpenzuar për të udhëtuar në Eseks, dhe për të blerë biletat për hyrjen në stadium.

Krui Aleksandra luan në Ligën Dy, nivelin e katërt të futbollit në Angli, dhe në ndeshjen kundër Kolçester, ata pësuan një disfatë të thellë, me rezultatin 6-0.

Ata pësuan tri gola në pjesën e parë dhe tri të tjera në pjesën e dytë të ndeshjes. Kjo performancë ishte plotësisht e papranueshme për trajnerin Artell, për këtë arsye tifozët do t’iu kthehen paratë e shpenzuara.

“Ishim të tmerrshëm dhe për këtë arsye do t’ua zgjidhin problemin tifozëve. Lojtarët do të paguajnë nga xhepi i tyre për biletat e ndeshjes sepse tifozët e meritojnë këtë pasi që kanë udhëtuar vetëm për të na mbështetur”, ka thënë Artell.

“Ne do t’ua kthejmë paratë sepse nuk është e drejtë që ata të paguajnë për një performancë të tillë. Nuk është një gjest i mrekullueshëm, është minimumi që mund të bëjmë”.

“Paraqitja është e papranueshme dhe nëse do ta kisha mundësinë t’i zëvendësojë nëntë lojtarë pas përfundimit të pjesës së parë, do ta bëja një gjë të tillë”.

Related posts

TRAZOHET FRANCA/ Edhe Macron në qendër të kritikave, por lojtarët priten si heronj (VIDEO)

F.autor

PAS FITORES NDAJ NAPOLIT/ Allegri: Ky ishte një hap i rëndësishëm, për të ardhmen time…

Delo.autor

RONALDO MUND TË LARGOHET NGA JUVENTUS/ “Zonja e Vjetër” marrin ofertën e parë nga skuadra e…

Delo.autor

Leave a Comment