Futboll Premier League

Guardiola konfirmon se Sane mungon gjashtë javë dhe nuk luan në finalen e Carabao Cup

Pep Guardiola ka konfirmuar se sulmuesi, Leroy Sane, do të mungojë gjashtë javë.

Trajneri e bëri konfirmimin në një konferencë për shtyp, duke pranuar se lojtari shpëtoi me një lëndim më lehtë se që është menduar.

Kujtojmë se Sane ishte viktimë e një ndërhyrje brutale në ndeshjen e fundit.

“Po, Leroy Sane mungon deri në gjashtë javë”, u shpreh Guardiola.

Ai në këtë konferencë për shtyp konfirmoi edhe transferimin e ri, Aymeric Laporte, i cili thotë se është gati që të startojë.

Kjo mungesë do të thotë se Sane do të mungojë edhe në finalen e Carabao Cup.

Finalja e Carabao Cup zhvillohet më 25 shkurt nga ora 17:30 mes Manchester Cityt dhe Arsenalit

Related posts

TAEKWONDO/ Kampionati Kombëtar i Dyluftimit, Tirana dominon duelet për të rritur

F.autor

Manchester City 5:0 Swansea, notat e lojtarëve

Sadik.Autor

NUK ËSHTË MESSI AS RONALDO/ Lampard: Ja lojtari më i mirë në botë AKTUALISHT

Isa.Autor

Leave a Comment