Futboll Premier League

Conte i lumtur që Mourinho po e lë në stol Pogban

“Përderisa Pogba nuk gjendet në fushë, është pozitive për çdo kundërshtar” – thotë Conte.
Antonio Conte ka folur për kualitetet e Paul Pogbas dhe ka insistuar se do të ishte shumë më mirë për Chelsean nëse Jose Mourinho e lë jashtë 11’shes startuese për sfidën e së dielës.

“Blutë” udhëtojnë në “Old Trafford” për të zhvilluar një ndeshje shumë vendimtare sa i përket luftës për top katërshe dhe ende nuk dihet nëse Pogba do të jetë titullar, duke parë se ka prishur raportet me trajnerin portugez.

“Pogba? Po flasim për një top lojtar, për një fantastik lojtar”, u përgjigj Conte. “Pres që ta shohë atë në fushë, nëse qëndron jashtë 11’shes do të jetë më mirë”.

“Siç thash edhe më parë, po flasim për një top lojtar. Çdo trajner duhet të gjejë mënyrën e duhur për ta trajtuar një lojtar. Por, mendoj se Pogba po tregon te Unitedi që është lojtar i shkëlqyer”.

Kur u pyet nëse është i befasuar që Pogba është lënë jashtë në ndeshjet e fundit, Conte shtoi: “Duhet të jem i sinqertë: jam i fokusuar vetëm te Chelsea. Nuk jam i interesuar për atë që ndodh në ekipet tjera”.

 

 

Related posts

SERIE A/ Atalanta fitore me goleadë, LAZIO mposht Parmën në transfertë (VIDEO)

Isa.Autor

PRAPASKENA/ Zbulohet e vërteta pse “ylli” i MILANIT refuzoi ofertën 55 milionë euroshe

Isa.Autor

REAL MADRID-SEVILLA/ “Los Blancos” duan me çdo kusht fitoren për t’u ngritur në garën për titull (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment