Futboll Sport

PËR TRE SEZONE/ Antonio Conte: Ju tregoj çfarë më bindi të firmos me Interin

Antonio Conte është zyrtarisht trajner i Interit, teksa mëngjesin e sotëm ka firmosur kontratën që do ta mbajë për 3 sezonet e ardhshme të lidhur me klubin zikaltër.

“Fillon një kapitull i ri në jetën time, jam entuziast”, ishin fjalët e para të Contes si trajner i Interit.

“Do të përpiqem të kthej me punë të gjithë besimin që presidenti dhe menaxherët kanë vendosur tek unë. Zgjodha Interin për kompaninë, për seriozitetin dhe ambicien e projektit, për historinë e tyre. Më goditi qartësia e klubit dhe dëshira për të kthyer Interin aty ku e meriton”, deklaroi ish-tekniku i Italisë, Juventusit dhe Chelseat.

Related posts

ZYRTARE/ Mesfushori Bajrami merr nënshtetësinë shqiptare dhe është gati për kombëtaren

Delo.autor

Real-Barcelona ‘betejë’ edhe në marketing. Ja kush fitoi më shumë në sezonin e kaluar

Isa.Autor

Kovacic jashtë planeve të Zidane, United dhe Inter nisin garën

Q.Autor

Leave a Comment