Futboll Seria A Sport

TITULLARI I “ZONJËS SË VJETËR” DREJT ANGLISË/ Juventus përzgjedh zëvendësuesin e tij tek klubi… (FOTO)

Mes Juventusit dhe Zhoao Kanselos diçka mund të jetë krisur pas operimit në gju që kreu mbrojtësi i djathtë, ndryshe nuk shpjegohen zërat e merkatos, të cilat e shohin portugezin fare pranë një akordi me Mançester Sitin. Kanselo, i cili u pagua verën e kaluar 40.4 milionë euro, mund të zbarkojë në Premier Ligë, nën urdhrat e Pep Guardiolës, por duket se Juventusi e ka gjetur sërish te Valencia zëvendësuesin e tij.

Emri i përzgjedhur nga “Zonja e Vjetër” është ai i Kristiano Piçinit. 26-vjeçari trashëgoi korsinë e djathtë të Kanselos te Valencia, por mund të bëjë të njëjtën gjë në Torino, pasi Piçini përpara se të bindte Paratiçin, bindi trajnerin e Kombëtares së Italisë, Roberto Mançinin, që i ka dhuruar fanellën e titullarit.

Related posts

SUPERSFIDA/ Hallaçi: Ndeshje vendimtare me Partizanin, hyjmë vetëm për fitore

Isa.Autor

Fenomeni Ronaldo sot do të ishte lojtari më i shtrenjtë i të gjitha kohërave

Sadik.Autor

IA DEDIKOI GOLIN LOJTARIT SHQIPTAR/ Por Alvaro Morata rrezikon të humbasë dy ndeshje (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment