Futboll Sport

LËVIZJET E PARA NË MERKATON E KLUBIT/ Një shqiptar për 11 milion euro te Interi i Kontes, pritet zyrtarimi

Zyrtarizimi i Antonio Kontes në krye të Interit ka sjellë edhe lëvizjet e para në merkaton e klubit zikaltër.

Sipas revistës turke “Boxer”, Interi është shumë pranë transferimit të mesfushorit me origjinë shqiptare Elif Elmas.

Aktualisht Elmas luan me Fenerbahcen, dhe pritet ti bashkohet Interit në ditët e ardhshme.Operacioni për transferimin e Elmas do të kushtojë rreth 11 milion euro.

Dritën jeshile për transferimin e Elmas në Serinë A e ka dhënë edhe klubi, ndërsa lojtari pritet të mbërrijë në Milano në ditët e ardhshme për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën.

 

Related posts

SKANDALET E BUJSHME/ Sporti shqiptar në 2019!

Delo.autor

A DO TA MBAJË DOT? Neymar zbulon premtimin e madh, që i ka bërë Buffonit

Delo.autor

Gjermani-Francë/ Formacionet zyrtare të duelit të madh të Ligës së Kombeve

Isa.Autor

Leave a Comment