Champions League Futboll Sport

“NUK ISHTE PENALLTI”/ Fillojnë reagimet për vendimin e gjyqtarit në finalen e Championsit (VIDEO)

Një start i “çmendur” në finalen e Ligës së Kampionëve e cila po zhvillohet në Madrid, në ‘Wanda Metropolitano’.

Kur kishin kaluar vetëm 30 sekonda lojë, gjyqtari akordoi penallti pasi Moussa Sissoko e ndali topin me dorë brenda 16-metërshit.

Edhe pse rasti u konsultua me VAR-in, nuk pati ndonjë reagim nga dhoma e teknologjisë për t’u anuluar vendimi i arbitrit kryesor.

Pas dy minutash lojë skuadra e Liverpool arriti të kalonte në avantazh falë një penalltie të realizuar nga Salah.

Por, tifozët e futbollit kanë nisur reagimet e tyre në rrjetet sociale, duke publikuar fotografi dhe video ku kontestohet vendimi i gjyqtarit.

“Nuk mendoj se ishte penallti”, kjo është kryefjala e tifozëve të Tottenhamit në rrjetet sociale.

Related posts

Tottenham-Juventus, zhbllokohet rezultati në ‘Wembley’. Ja autori i golit të parë

Q.Autor

“BOTA E DI QË FITOI TRUMP”/ Ndodh çudia në ndeshjen Everton-Manchester United (FOTO)

Delo.autor

LIVE| Teuta-Skënderbeu, Shpërthen festa në “Niko Dovana”. Skuadra e Shkëmbit shënon golin e dytë

Delo.autor

Leave a Comment