Breaking News Champions League Futboll Sport

FINALJA/ Mbaron gjithçka, Liverpool ngren trofeun e Championsit pas 14 vitesh (VIDEO)

Liverpuli është fituesi i madh i Champions League për këtë edicion. Të kuqtë mposhtën pastër me shifrat 0-2 Totenhemin, në një finale që nuk dhuroi shumë emocione.

liverpul

Finalja nisi rrufeshëm, që në sekondën e 23-të, u akordua një penallti për Liverpulin, pas një prekje me dorë të Sisoko. Arbitri Skomina ishte i sigurt, dhe dha penallti, të cilën nuk e gaboi Salah.

Me kalimin e minutave, Totenhemi u përpoq të reagonte, por ekipi i Klop e menaxhoi mirë situatën, duke mos e vënë në asnjë moment në rrezik rezultatin.

Me fillimin e pjesës së dytë, Klop lëvizi dhe bëri dy ndërrime të shpejta, duke i dhënë më shumë freski skuadrës. Edhe Poçetino bëri ndërrimet e tij, por sërish nuk arriti dot të thyejë portierin Alison.

Ndeshja u vulos në minutën e 87-të, ku Origi shënoi pas një goditje të fortë, dhe çliroi të gjithë tifozët e Liverpulit, që rikthehen të fitojnë një finale Champions League, pas plot 14 vitesh, që nga ajo finale e fituar me penallti ndaj Milanit.

Related posts

MINUTË PAS MINUTE/ Qarabak shënon edhe golin e tretë ndaj Kukësit

Isa.Autor

Paul Gascoigne duket në formë, dhe kërcen bukur (VIDEO)

Sadik.Autor

“Çmenduri” për super sfidën Liverpul-Man City, nuk do ta besoni në sa shtëpi do të transmetohet

Isa.Autor

Leave a Comment